Lajme

Zjarr në një banesë në Shkozë, banorët u evakuuan

6 ditë më parë
nga:G C

Një incident i zjarrit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkozë.

Ngjarja ka ndodhur në një prej banesave sociale atje.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje u angazhuan tre stacione të zjarrfikësve.

Po ashtu, policia ka bërë evakuuimin e banorëve dhe së bashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit, shkruan Abcnews.