Lajme

Zjarr në një banesë në Shkodër, ndërron jetë 60-vjeçari

02/15/2023 07:34
nga:Y I

Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi flakët kanë përfshirë banesën e tij private.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:45, në lagjen “Liria”, Shkodër.

Si pasojë e zjarrit ka pësuar dëmtime edhe shtetasja S. K. 59 vjeçe, e cila është dërguar menjëherë drejt Tiranës në Spitalin e Traumës.

Grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.