Lajme

Zjarr në Marinën e Dubait, sigurohen më shumë se 3 mijë banorë – asnjë i lënduar

06/14/2025 14:22
nga:Sh R

Një ndërtesë apartamentesh 67-katëshe në Dubai Marina u kaplua nga zjarri të shtunën në mëngjes.

Tre mijë e 820 banorët nga 764 apartamente u zhvendosën në vende të sigurta dhe nuk pati të lënduar.

Zjarri shpërtheu në katet e sipërme të Kullës Tiger – e njohur edhe si Marina Pinnacle –  rreth orës 21:30.

Sipas raportimeve, zjarri u shua për gjashtë orë.

Image

Mbrojtja Civile u afrua shpejt për të koordinuar evakuimin e bllokut, ku banojnë mijëra njerëz. Foto: The National

Tymi mbuloi ndërtesën Tiger në Dubai Marina ndërsa mbrojtja civile luftoi një betejë gjashtë-orëshe për të kontrolluar zjarrin. Foto: The National