Lajme

Zjarr në lagjen Dardania në Prishtinë, lëndohet një person

01/15/2022 14:41
nga:Y I

Zjarri ka përfshirë një kamion e tri vetura në lagjen “Dardania” të Prishtinës, ku si pasojë një person është lënduar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30, ku është raportuar se në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë, një kamion është përfshirë nga zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një person të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci për “Gazeta Blic”

Sërish tërmet në Shqipëri