Lajme

Zjarr në katin e katërt të një ndërtese në Durrës, gjashtë persona përfundojnë në spital

01/26/2025 17:40
nga:G B

Është përfshirë nga zjarri kati i katërt i një ndërtesë në Durrës.

Raportohet se gjashtë persona kanë pësuar asfiksi dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor, shkruan Euronews.al.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, të cilët janë duke punuar për shuarjen e zjarrit si dhe po evakuojnë banorët, derisa ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e këtij zjarri.