Lajme

Zjarr i madh në një qendër tregtare në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad

10/09/2022 16:36
nga:Astrit Gashi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër tregtare në qendër të kryeqytetit pakistanez, Islamabad.

Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë shtëllungat e mëdha të tymit që kanë mbuluar ndërtesën e madhe shumëkatëshe, ndërsa qytetarët të tmerruar vrapojnë për të dalë nga godina.

Sipas informacionit paraprak të policisë vendase janë evakuuar në mënyrë të sigurte të gjithë njerëzit që gjendeshin në qendrën tregtare momentin e shpërthimit të zjarrit, raporton BBC.