Lajme

Zjarr i madh në një objekt në Fushë Kosovë, policia jep detaje

10/02/2026 18:37
nga:L J

Një zjarr i madh ka kapluar një objekt në Fushë Kosovë.

Në vendin e ngjarjet shihet të jenë Policia e Kosovës, si dhe, zjarrfikësit.

Nga pamjet e siguruara nga Express, shihet numër i madh i policisë, si dhe, flakët që kanë kapluar objektin.

Lidhur me këtë policia kanë njoftuar se nga informatat fillestare, nuk ka persona të lënduar.

‘’Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që zjarrëfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes’’.