Lajme

Zjarr i madh në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, rrezikohen shtëpitë

07/26/2025 15:55
nga:Y I

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka shpërthyer një zjarr masiv si pasojë e temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë.

Në pamjet e publikuara në mediat lokale të Prizrenit, shihet që zjarri është masiv, derisa po rrezikohen të digjen edhe shtëpitë.