Sporti

‘Zjarr’ dhe spektakël sonte në Ligën e Kampionëve, dy super sfida në Angli e Gjermani

04/17/2024 08:26
nga:Mergim Rreci

Emocionet e jashtëzakonshme të Ligës së Kampionëve vazhdojnë përsëri sonte.

Dy super sfida na presin me fillim nga ora 21:00, atje ku do të mësohen dy skuadrat e radhës që kalojnë në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Në Angli, Manchester City e pret skuadrën e Real Madrid, me ndeshjen që premton të jetë jashtëzakonisht e ‘zjarrtë’. Takimi i parë kishte përfunduar me rezultat 3 me 3.

Në sfidën tjetër, spektak i madh pritet të jetë edhe në ‘Allianz Arena’, me Bayern Munich dhe Arsenal që do të duelojnë deri në sekondat e fundit. Sfida e parë kishte përfunduar me shifrat 2 me 2.

/GazetaBlic Sport/