Lajme

Zjarr afër Aeroportit të Prishtinës, a rrezikohen avionët?

07/03/2025 20:56
nga:G B

Një zjarr i madh është parë në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova shihet se zjarri është afër Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Shpend Maliqi nga Policia e Aeroportit “Adem Jashari” konfirmoi se zjarri nuk paraqet ndonjë problem për fluturimet.

“Zjarri nuk është duke paraqitur ndonjë problem. Fluturimet po vazhdojnë në mënyrë krejt normale”, tha Maliqi.