Milan-i prej kohësh ka shfaqur interes për sulmuesin e Bologna-s, Joshua Zirkzee dhe duket se vetëm tashmë lojtari ka dhënë një përgjigje.
Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet, holandezi ka dhënë një sinjal pozitiv, ndërsa është shprehur se stadium ku zhvillojnë ndeshjet Milan-i dhe Inter-i, “San Siro” është fantastik.
“San Siro është një stadium fantastik. Të luash mirë atje, kundër Inter-it ose Milan-it, është më e mira dhe dua të shfaq talentin tim aty dhe në çdo stadium tjetër”-u shpreh sulmuesi.
Sulmuesi holandez i Bologna-s po kalon një super sezon në Serie A, ndërsa forma e mirë e tij ka bërë që shumë klube të shfaqin interes të lartë.