Sporti

Zinedine Zidane refuzon një ofertë ‘astronomike’ nga Al Nassr

05/25/2023 23:11
nga:Mergim Rreci

Zinedine Zidane hodhi poshtë një ofertë astronomike nga Al Nassr.

Informacioni bëhet i ditur këtë të enjte nga Footmercato, e cila thotë se trajneri francez i ka thënë “jo” një propozimi prej 150 milionë eurosh për dy sezone, përcjell GazetaBlic Sport.

I njëjti burim shkruan se Zidane, pa klub që nga largimi nga Real Madrid, në vitin 2021, i jep përparësi një projekti sportiv nga një klub nga një prej pesë kampionateve kryesore në Evropë.

/GazetaBlic Sport/