Trajneri Didier Deschamps do të largohet nga Franca pas Kupës së Botës 2026.
Deschamps zëvendësoi Laurent Blanc pas Kampionatit Evropian 2012, dhe që atëherë ka qenë trajner i Francës, duke arritur suksese të mëdha, transmeton GazetaBlic Sport.
Menjëherë pas këtij njoftimi, kanë dalur raportimet e para për pasuesin e mundshëm të tij në krye të ‘Gjelave’, me një emër të mirënjohur që kryeson mbi të gjithë të tjerët.
Zinedine Zidane, legjenda e kombëtares së Francës dhe trajneri tashmë i mirënjohur pritet të jetë trajner i ri i Francës pas vitit 2026.
Raportohet se një marrëveshje mes palëve pritet të nënshkruhet si formë para-kontrate, kurse zbatimi i saj do të fillojë pas largimit të Deschamps.
/GazetaBlic Sport/