Sipas L’Equipe, Federata Franceze e Futbollit ka marrë tashmë një vendim – Zinedine Zidane mund të emërohet trajner i kombëtares pas Kupës së Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara.
“Zidane po përgatitet në heshtje për të pasuar Didier Deschamps. Ai e di që lojtarët ëndërrojnë të punojnë me të”, shkruan botimi.
“Dhjetëshja” legjendare e “gjelave” pritet të marrë drejtimin e ekipit menjëherë pas Kupës së Botës.
Zidane ka folur tashmë me ish-trajnerin Laurent Blanc rreth përvojës së tij me ekipin në periudhën 2010–2012. Ai gjithashtu ndjek nga afër të gjitha ndeshjet e Ligue 1, turnetë evropiane, duke marrë shënime dhe duke ndërtuar ide për stilin e ardhshëm të ekipit kombëtar.
Legjenda franceze nuk ka punuar si trajner që kur u largua nga Real Madridi në vitin 2021, por autoriteti dhe sukseset e tij mbeten të padiskutueshme./GazetaBlic Sport


