Arsenali u kualifikua në çerekfinale të Champions League me një fitore të përgjithshme 9-3 ndaj PSV.
Topçinjtë do të përballen me më të mirët e Ligës së Kampionëve në raundin tjetër, me Real Madridin.
Oleksandr Zinchenko parashikoi kundërshtarin e ardhshëm të Arsenalit pas ndeshjes.
“Real Madridi është një nga klubet më të mëdha në botë, ata e kanë fituar këtë kompeticion 15 herë dhe kanë shumë lojtarë dhe përvojë të klasit botëror.
“Por ne vetëm duhet të tregojmë paraqitjet tona më të mira dhe të gjithë mezi presim këto lojëra”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


