Kupa e Botës 2022

Zielinski: “Ne mund ta mposhtim Francën”

12/04/2022 08:12
nga:Lorik J

Në prag të ndeshjes së Kupës së Botës mes Francës dhe Polonisë, mesfushori polak i Napolit, Piotr Zielinski, ka folur në një konferencë për shtyp.

Zielinski ka potencuar se atmosfera është e mirë tek polakët, teksa ai tha se mund ta mposhtin Francën në këtë duel, përcjell GazetaBlic Sport.

“Atmosfera është e duhur, ne mund të luajmë ndaj Francës. Ne besojmë në fitore. Ne mund t’i mposhtim dhe të shkojmë në çerekfinale. Ne do të japim gjithçka. Ata janë kampionët në fuqi, por ne jemi gjithashtu një ekip i mirë. Mund të bëjmë mirë, vetëm duhet të tregojmë cilësitë tona”, tha fillimisht ai.

Pozicioni im në fushë? Epo, unë jam mesfushor. Unë luaj në një 4-3-3 në krahun e majtë me Napolin dhe ky është pozicioni im ideal, por mund të luaj edhe në pozicione të tjera. Trajneri do të vendosë se cili do të jetë pozicioni më i mirë për të ndihmuar ekipin dhe jam gati të jap kontributin tim”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport