Mesfushori i Interit, Piotr Zielinski pranon se ishte shumë e lehtë për Juventusin të shënonte kundër Nerazzurrëve.
Ishte një lojë e çmendur në Stadio Meazza të dielën, pasi Juventusi barazoi me Interin 4-4.
Zielinski shënoi dy herë nga penalltia, por nuk mjaftoi që Interi të fitonte ndeshjen.
“Mund të kishim bërë më shumë për të shmangur golat e Juventusit; ishte shumë e lehtë për ta”, tha Zielinski në një konferencë për shtyp.
“Ne të gjithë mund të kishim bërë diçka më shumë, veçanërisht në golin e tretë. Duhet ta kishim rikuperuar topin më shpejt. U lamë shumë hapësirë. Ne e dimë se Juventus ka lojtarë të fortë; ata janë të shpejtë dhe mund të shënojnë gola”, tha ndër tjerash.
Ndeshja e radhës e Interit në Serie A është kundër Empolit të mërkurën, më 30 tetor. Nga ana tjetër, Juventus do të presë Parmën në Allianz Stadium.
/GazetaBlic Sport