Pas ndeshjes Argjentinë-Poloni, mesfushori polak i Napolit Piotr Zielinski foli për mikrofonat e Rai Sport – ku tha se është i lumtur me kualifikimin tutje, por jo me humbjen.
“Sigurisht që ishte një ndeshje shumë e vështirë. E dinim që po luanim me një nga kombëtaret më të forta dhe mund të shihje dallimin mes dy skuadrave. Jemi të lumtur që u kualifikuam”, tha fillimisht ai.
“Të luash në të njëjtën kohë me ndeshjen tjetër është gjithmonë e vështirë, sepse mendon se çfarë po bëjnë skuadrat e tjera. Ishte vërtet e vështirë, por në fund ne jemi të lumtur sepse kemi arritur diçka që na ka munguar për kaq shumë vite. Duhet të jemi krenarë. Por ne duhet të përmirësojmë performancën tonë, sepse do të jetë e vështirë kundër Francës me ndeshje si kjo”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport