Sporti

Zidane zgjedh një marrëveshje ndryshe nga Deschamps

09/29/2026 13:37
nga:Mergim Rreci

Zinédine Zidane do të ketë një marrëveshje financiare ndryshe nga paraardhësi i tij, Didier Deschamps, në drejtimin e Kombëtares së Francës.

Sipas raportimit të L’Equipe, Zidane do të përfitojë një pagë fikse prej rreth 300 mijë euro bruto në muaj, e njëjtë me atë që merrte Deschamps, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, ish-ylli i Real Madridit ka zgjedhur të heqë dorë nga bonuset për të drejtat e imazhit, të cilat për Deschamps arrinin rreth 44 mijë euro për ndeshje.

Në vend të tyre, Zidane do të përfitojë bonuse më të mëdha gjatë turneve madhorë, veçanërisht në Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.

Kështu, marrëveshja e re është ndërtuar në mënyrë që një pjesë më e madhe e shpërblimit të trajnerit të lidhet me paraqitjet e Francës në kompeticionet kryesore ndërkombëtare.

/GazetaBlic Sport/