Sporti

Zidane për Mbappe: Ajo që ai bën është e pabesueshme

06/25/2023 11:18
nga:E K

Zinedine Zidane ka lavdëruar yllin francez, Kylian Mbappe.

Ish trajneri i Real Madridit, tha se Mbappe është një lojtar për t’u admiruar, duke potencuar se shpreson që ai të fitojë shumë Topa të Artë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ajo që bën është e pabesueshme. Shpresoj që ai ta fitojë Topin e Artë shumë herë. Ajo që bën është fantastike, si për kombëtaren ashtu edhe për ekipin e tij. Ne e shikojmë atë dhe e admirojmë”, tha Zidane.

/GazetaBlic Sport/