Lajme

Zidane ndryshon rregullat te Franca, gazetarët nuk lejohen në paradën e skuadrës

09/17/2026 12:13
nga:Mergim Rreci

Një ndryshim i papritur pritet të shoqërojë grumbullimin e Përfaqësueses së Francës në Clairefontaine.

Sipas RMC Sport, gazetarët nuk do të lejohen të jenë të pranishëm gjatë paradës së futbollistëve në hyrje të qendrës stërvitore këtë të hënë.

Sipas raportimeve, Zinedine Zidane dhe stafi i tij duan të kenë më shumë kontroll mbi ditët e para të grumbullimit, me synimin për ta mbajtur skuadrën larg vëmendjes së tepruar të kamerave dhe ekspozimit mediatik.

Ky vendim nënkupton më shumë privatësi për futbollistët dhe më pak qasje për mediat gjatë mbërritjes së tyre në Clairefontaine.

Për gazetarët që prej vitesh kanë ndjekur nga afër ardhjen e lojtarëve të Francës në grumbullim, bëhet fjalë për një ndryshim të dukshëm të mënyrës së raportimit nga qendra stërvitore.

/GazetaBlic Sport/