Sporti

Zidane flet pas barazimit me Betisin: Kemi humbur dy pikë të mëdha

04/25/2021 08:56
nga:L J

Real Madrid nuk mori më shumë se një barazim kundër Betis 0-0 dhe tani është pesë pikë prapa Atletico Madrid nëse rivalët e tyre fitojnë të Dielën.

Zinedine Zidane u pendua për barazimin, por beson se ky rezultat nuk i largon ata nga lufta për titull, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne humbëm dy pikë dhe duket se gjithçka është në bërë keq. Ne jemi të përgatitur për ndeshjen tjetër, e cila do të jetë më e vështira e sezonit. Na ka munguar diçka për të fituar këtë lojë, kjo është e vërteta”, tha trajneri francez, në një konferencë për shtyp.

Ndërkaq, për rikthimin e Eden Hazard, tekniku francez tha: “Ishte pozitive. Jam i lumtur që e shoh përsëri, sepse ai është një lojtar që i ofron shumë skuadrës”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport