Zinedine Zidane ka refuzuar një ofertë për të marrë drejtimin e Fenerbahçes, raportojnë mediat turke.
Ish-trajneri i Real Madridit thuhet se është i përqendruar në zëvendësimin e Didier Deschamps si trajner i Francës pas Kupës së Botës 2026, transmeton GazetaBlic Sport.
Zidane ka studiuar dhe analizuar prej muajsh mënyrën se si funksionon Federata Franceze e Futbollit dhe ekipi kombëtar, duke u përgatitur për momentin kur do të marrë përsipër drejtimin e ekipit kombëtar pas Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë vitin e ardhshëm.
Ai mund të drejtojë Francën, por të vazhdojë të jetojë në kryeqytetin spanjoll dhe të udhëtojë për afatet ndërkombëtare ose kur vijnë turne të mëdha si Kampionati Evropian, Liga e Kombeve dhe Kupa e Botës.
/GazetaBlic Sport/


