Sporti

Zhvillon sonte ndeshjen e parë parakualifikuese në Ligën e Kampionëve, ky është formacioni zyrtar i Prishtinës

06/22/2021 19:02
nga:Mergim Rreci

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Prishtina, do të zhvillojë sonte ndeshjen e parë parakualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Prishtina do të luajë kundër kampionit të San Marinos, SS Folgore, ndeshje kjo që zhvillohet me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet një ndeshje interesante me skuadrën kosovare që synon kalimin tutje.

Tashmë skuadra e udhëhequr nga trajneri Zekirja Ramadani e ka publikuar formacionin zyrtar për këtë takim.