Sporti

Zhvilloi paraqitje të mirë ndaj Lazios, kjo është nota e Ermal Krasniqit

02/16/2023 23:06
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet me fillim nga ora 21:00 në Conference League.

Lazio ka triumfuar ndaj Cluj me rezultat 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje e mirë nga Ermal Krasniqi, i cili la gjurmë me drblimet e tij, madje duke bërë që skuadra italiane të luajë me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Kjo pasi që për shkak të një ndërhyrje ndaj tij, mbrojtësi i Lazios, Patric u ndëshkua me karton të kuq.

Krasniqi u vlerësua notë 6.8 për paraqitjen e tij nga “Sofascore”.