Me kërkesë të Ole Gunnar Solskjaer, Manchester United do të fillojë negociatat me katër lojtarë, përfshirë Bruno Fernandes, me qëllim rinovimin e kontratave të tyre përkatëse.
Përveç reprezentuesit portugez, Harry Maguire, Marcus Rashford dhe Luke Shaw gjithashtu u përzgjedhën nga trajneri me qëllim që t’iu rinovohej kontrata, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas The Sun, negociatat me Bruno Fernandes tashmë janë duke u zhvilluar dhe, mbi të gjitha, është ai që mund të ketë rritjen më të madhe të pagës.
Aktualisht, mesfushori portugez fiton 100,000 paund në javë (rreth 117,000 euro) dhe kontrata e re parashikon një pagë midis 250 dhe 300,000 paund. Portieri David de Gea është lojtari më i paguar në skuadër, me të ardhura prej 375,000 paund në javë (440,000 euro), i ndjekur nga Paul Pogba, me 290,000 paund (340,000 euro).
/GazetaBlic Sport


