Lajme

Zhvillohen ligjeratat e hapura të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës

07/04/2023 13:08
nga:Mergim Rreci

Sot janë mbajtur ligjeratat e hapura të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, në Bulevardin “Xhorxh Bush”, në aktivitet morrën pjesë 300 studentë nga vende të ndryshme të botës dhe studentë vendas.

Prezent ishin profesorë nga Universitetet të huaja dhe vendore, si Shahin Berisha, nga Universiteti Shtetëror i Arizonës dhe profesori nikoqir, Zeqir Veselaj, ku diskutuan rreth qëndrueshmërisë dhe ndryshimeve klimatike.

Po ashtu u diskutua edhe për çrregullimet informative dhe edukimit medial nga profesori Nikolaos Panagiotou, nga Universiteti Aristoteli i Selanikut dhe profesoresha e UP-së, Remzie Shahini Hoxhaj.

Aktiviteti do të vazhdoj të mbahet deri më 14 korrik.

 

\GazetaBlic\