Lajme

Zhvillimi fundit/Putin zhvillon bisedë telefonike me presidentin francez dhe kancelarin gjerman

03/10/2022 12:41
nga:Donika Fetahu

Presidenti rus Vladimir Putin ka diskutuar sërish për luftën në Ukrainë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz përmes telefonit, raporton Sky Neës.

Një zyrtar i qeverisë gjermane konfirmoi diskutimet, duke thënë se Scholz dhe Macron i kanë bërë thirrje Putinit që të zbatojë menjëherë një armëpushim.