Gjatë qëndrimit të tyre në Gjenevë, delegacioni nga Republika e Kosovës, respektivisht përfaqësues të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, pritet të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë dhe autoritete të larta të vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), raporton GazetaBlic.
Këtë e bën të ditur vetë ata përmes një njoftimi për media, ku thuhet se do të diskutohet për politikat e tregtisë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
“Lidhja e Bizneseve të Kosovës po përfaqësohet nga Kryetari z. Besart Dreshaj dhe Nënkryetari z. Deshishku, të cilët kanë një agjendë të ngjeshur takimesh me krerët e OBT-së dhe përfaqësues të delegacioneve nga mbarë bota. Në kuadër të punimeve të konferencës, delegacioni do të diskutojë për politikat e tregtisë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke afirmuar ekonominë e Kosovës në nivel global”
“Pjesëmarrja e delegacionit në këtë konferencë është një mundësi e rëndësishme për të promovuar dhe konsoliduar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, duke theksuar potencialet ekonomike të vendit dhe përkushtimin e saj për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim tregtar”, thuhet në njoftimin e tyre.


