Lajme

Zhvillimet në veri, Spahiu: Kosova nuk duhet të trembet nga reagimet ndërkombëtare!

05/27/2023 10:01
nga:Y I

“Kosova nuk duhet të trembet nga reagimet ndërkombëtare për zhvillimet në Veri”

Kështu po deklaron profesori universitar nga Mitrovica, Nexhmedin spahiu, raporton Gazeta Blic.

Spahiu ka thënë se ky është suksesi i parë i Kosovës si shtet.

Reagimi i plotë:

Kosova nuk duhet të trembet nga reagimet ndërkombëtare për zhvillimet në Veri. Ky është suksesi I parë I Kosovës si shtet. Kur fëmija çohet për herë të parë në këmbët e veta e fillon me ecë, krejt familja I bërtasin çka je tu ba. Tek masandej kur e shohin që nuk po rrëzohet I thonë marshallah. Kur puna kryhet me sukses qortimet kalojnë.