Që nga orët e mëngjesit serbët në pjesën veriore të Kosovës janë mbledhur duke pamundësuar kështu hyrjen dhe punën normale të kryetarëve të zgjedhur shqiptar në katër komunat në këtë pjesë, raporton Gazeta Blic.
Qeveria e Kosovës, por as partia në pushtet nuk e kanë thënë as edhe një fjalë të vetme për zhvillimet që po ndodhin atje, deri në këto momente.
Por, një deputet i partisë në pushtet, Halil Thaci ka akuzuar Listën Serbe dhe sipas tij bandat atje se me dhunë po dëshirojnë të marrin institucionet atje, gjegjësisht komunat në atë pjesë.
“Tanimë çdo gjë mendoj se është e qartë, bandat në veri të vendit deri më tani kanë shfrytëzuar edhe institucionin e komunës për punët e tyre banditeske dhe posa aty u vendosen kryetarët e zgjedhur nga vota e lirë, ata po tentojnë me dhunë t`i marrin institucionin e komunave”, tha Thaçi.
Ai ka akuzuar listën Serbe për krejt këtë situata që po ndodh në Veri.
Zgjedhjet u mbajtën dhe Lista Serbe i bojkotoi ato, çka kërkon tani? A ka logjik një subjekt politik që ka sabotuar zgjedhjet, ka sabotuar të njëjtat institucione sot të kërkoj ti marr me dhunë ato. Qytetarët e komunave veriore, në veçanti ata serbë janë në hall me këto banda, prandaj shteti duhet dhe e ka për obligim t’ju ofroi siguri të gjithë qytetarëve pa dallim”, tha Thaci.
Veriu “llugë”, kryetari i Mitrovicës së Veriut më kërkese ndaj KOSST dhe ZRRE


