Anton Quni, deputet i zgjedhur i LDK-së, është deklaruar pak para nisjes së mbledhjes së kryesisë së ngushtë të LDK-së, raporton GazetaBlic.
Ai tha se do t’i diskutojnë zhvillimet e fundit brenda LDK-së.
“Jemi të ftuar t’i diskutojmë zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Quni.
I pyetur se a do ta pranojë dorëheqjen e Abdixhikut, nëse ky i fundit e ofron, Quni nuk tregoi teksa tha se qëndrimin e tij do ta shpalos në zyret e LDK-së.


