Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli, është i ftuari i sotëm në Blic Interview me Astrit Gashin.
Humolli ka folur për zhvillimet e fundit në vend, përkrahjen që kryeministri Kurti dhe deputetët e VV’së po i japin kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili u arrestua ditën e djeshme.
Humolli për herë të parë ka folur edhe për arsyet që e kanë bërë të jap dorëheqje, teksa kritikon në mënyrë të ashpër edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Të gjitha këto dhe shumë informacione të tjera mund t’i dëgjoni sonte në Blic Interview me Astrit Gashin, duke filluar nga ora 20:30.
Blic Interview transmetohet live në Gazeta Blic dhe RTV Dukagjini.