Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se po e ndjekin me “shumë shqetësim” situatën në Korenë e Jugut.
Zëdhënësi kryesor, Vedant Patel, konfirmoi se SHBA-ja nuk ishte njoftuar paraprakisht për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, por tha se aleanca mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut mbetet “e pathyeshme”.
Ai tha se ka “punë shumë të rëndësishme që duam të vazhdojmë t’i bëjmë” dhe Seuli është një “partner i rëndësishëm”, shkruan skynews.
Në pyetjen nëse presidenti jugkorean, Yoon Suk Yeol duhet të respektojë votën e parlamentit dhe të tërheqë formalisht gjendjen e jashtëzakonshme, ai tha se “ne duam që kjo situatë të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit”.
“Sigurisht, votimi i legjislaturës për të miratuar diçka do të ishte në përputhje me ligjin e atij shteti”, shtoi zyrtari i DASH-it.
Ndërkohë, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti amerikan, Joe Biden është njoftuar për zhvillimet e fundit.
Ndryshe, presidenti i shtetit aziatik, Yeol ka deklaruar se gjendjen e luftës e ka shpallur pasi ka informacione se do të sulmohen nga fqinji, Koreja e Veriut.