Lajme

Zhvillimet bilaterale dhe ato në Ballkan, Osmani nesër takohet me Erdogan

02/28/2022 17:14
nga:Donika Fetahu

Presidenca turke ka paralajmëruar një takim i cili pritet të zhvillohet nesër në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologut të saj turk, Recep Tayyip Erdogan.

 

Në njoftimin e bërë në ueb-faqen e presidencës turke thuhet se Osmani po qëndron në Turqi me ftesë të presidentit Erdogan.

“Do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Kosovës si dhe do të shkëmbehen pikëpamje për të çuar përpara bashkëpunimin bilateral” thuhet në njoftim.

Tutje u tha se në vizitën e parë zyrtare të Osmani në Turqi do të diskutohen zhvillimet aktuale bilateral dhe ato në Ballkan.

Presidentja Osmani po qëndron në Turqi nga e shtuna. Po këtë ditë, bëri publike një fotografi në kompaninë turke që prodhon dronë.