Sporti

Zhvillime të reja, Mirlind Daku merr pasaportën e Shqipërisë

06/23/2023 18:21
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku është pajisur me pasaportën e Shqipërisë.

Në rrjetet sociale Endrit Haxhiu ka publikuar vendimin për dhënien e shtetësisë shqiptare për ish-lojtarin e Kombëtares së Kosovës, transmeton GazetaBlic Sport.

“Dhënien e shtetësisë shqiptare shtetasit të mëposhtëm: Mirlind Fehmi Daku. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, shkruhet në dekretin e firmosur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Daku ishte revoltuar me mosftesën e trajnerit Giresse për dy ndeshjet e qershorit, duke paralajmëruar se do të pranonte ftesën e Shqipërisë, nëse do të ftohet.

/GazetaBlic Sport/