Sporti

Zhvillime të reja, Barcelona duhet t’i paguajë 12 milionë euro Ronald Koeman nëse e shkarkon, trajneri nuk heq dorë

09/30/2021 11:15
nga:Mergim Rreci

Barcelona ka një fillim të sezon për ta harruar.

Ata janë të gjashtët në ligën spanjolle dhe pësuan humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, pas humbjes kundër Benficas (0-3), përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri Ronaldo ka humbur besimin e Presidentit Joan Laporta, por ka një problem të vështirë për t’u kapërcyer. Vlera për zgjidhjen e kontratës.

Sipas El País, Koeman do të marrë 12 milionë euro nëse klubi dëshiron të përfundojë kontratën e tij dhe trajneri nuk heq dorë nga shuma. Problemi është se Barcelona nuk do të ketë kapacitetin financiar për të paguar atë shumë.

Mbetett të shihet se si do të rrjedhin gjërat tutje.

/GazetaBlic Sport/