Lajme

Zhvillime në RTK, Sali Bashota thotë se dorëheqja e Ilir Bytyqit është në kundërshtim me ligjin

06/23/2021 17:22
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Bordit të RTK-së, Sali Bashota ka reaguar pas dorëheqjes së anëtarit të Bordit të televizionit publik, Ilir Bytyqi.

Sipas tij, dorëheqja në këtë fazë është në kundërshtim me ligjin dhe si e tillë është e papranueshme.

Reagimi i plotë i Sali Bashotës:

Sipas Ligjit të RTK-së, neni 28, pika 4, ku parashihet shkarkimi dhe dorëheqja e anëtarit të Bordit, thuhet në mënyrë të qartë: “Anëtarët e Bordit mund të japin dorëheqje duke njoftuar me shkrim Bordin të paktën tre (3) muaj përpara”.

Prandaj, në këtë fazë dorëheqja e anëtarit të Bordit të RTK-së, është në kundërshtim me ligjin dhe si e tillë është e papranueshme.