Lajme

Zhvillim i ri në luftën në Ukrainë, Rusia po përgatitet për ditë të vështira

11/18/2022 17:27
nga:Y I

Muajt e fundit kanë shënuar një progres të jashtëzakonshëm të Ukrainës në luftën kundër pushtuesit rus.

Pas largimit nga qyteti i Kherson që tashmë është nën kontrollin e Ukrainës, forcat ruse janë duke u zmbrapsur çdo ditë.

Siç raporton The Indepedent, forcat ruse tashmë janë duke ndërtuar llogore të reja rreth 60 kilometra larg vijës aktuale të frontit që e kanë në Ukrainë.

Kjo pasi që Rusia po përgatitet për një përparim të mëtejshëm të forcave ukrainase.