Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se planet e disa vendeve perëndimore për të zhvendosur ambasadat jashtë Kievit ishin një “gabim i madh”.
“Është një gabim i madh, por është vendimi i tyre që të zhvendosin disa ambasada në Ukrainën perëndimore”, tha ai në një konferencë për shtyp me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Gjatë fundjavës, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ata do të pezullojnë shërbimet konsullore në Kiev dhe do të mbajnë një prani në Ukrainën perëndimore për të trajtuar emergjencat mes kërcënimit të aksionit ushtarak rus, shkruan Euronews.
Më herët, kancelari Scholz i kërkoi Moskës urgjentisht të tregojë “shenja të depërshkallëzimit” mbi krizën në kufirin ukrainas, ndërsa ai nisi një udhëtim dyditor në Kiev dhe Moskë.
Scholz shkroi në Twitter të hënën në mëngjes se gjatë vizitës së tij në Ukrainë ai do të “shprehë solidaritetin dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme”.