Showtime

“Zhgënjim total për të gjithë ata që të përkrahën në këto vite”, Arbana i reagon ndjekëses

06/22/2023 13:39
nga:G C

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj kurorëzuan lidhjen e tyre të dashurisë me një ceremoni të bukur në Toskanë të Italisë.

Mirëpo, një prej kushteve të dasmës ishte të mos postohej asgjë në rrjete sociale. Ky vendim nuk është pritur mirë nga një pjesë e publikut.

Madje, disa ndjekës e kanë shprehur “zemërimin” e tyre edhe në rrjetet sociale ku nuk kanë munguar komentet e shumta.

Teksa Arbana poston foto nga “muaji i papritur i mjaltit” në Dolomites, dikush i shkruan:

“Zhgënjim total për të gjithë ata që të ndoqën e përkrahën në këto vite, uroj të jesh mirë”, koment të cilin Arbana s’e la pa përgjigje.

“Ata që më duan, më kuptojnë”- ia ktheu Arbana.