Sporti

“Zhgënjeva vendin tim”, lojtari i Juventusit pas të kuqit: Ndjesë të gjithëve

06/28/2024 21:25
nga:E K

Timothy Weah ishte protagonisti negativ në duelin SHBA-Panama, i vlefshëm për Kupën e Amerikës 2024. Panamaja fitoi 2-1 duelin e grupit C ku lojtari i Juventusit në Serie A u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 18’.

Pavarësisht se kaluan në avantazh në inferioritet numerik, SHBA nuk arritën të merrnin pikë, duke u përmbysur nga ekipi kundërshtar.

Weah kërkoi ndjesë në rrjetet sociale për goditjen e patolerueshme ndaj kundërshtarit, aty ku pas ndeshjes shkroi:

“Zhgënjeva ekipin dhe vendin tim. Më vjen shumë keq për shokët, trajnerët, familjen dhe tifozët tanë.

Jam i përkushtuar të mësoj nga kjo përvojë dhe të mos lejoj asnjë kundërshtar të më provokojë. Do të punoj për të rifituar besimin dhe respektin e ekipit dhe tifozëve.

Pavarësisht se çfarë do të ndodhë, unë gjithmonë do të luftoj për ekipin tim dhe vendin tim. Deri në ditën kur nuk do të jem më i nevojshëm apo në gjendje të bëj detyrën time.

Ju kërkoj sinqerisht falje të gjithëve. Dashuria ime për këtë skuadër shkon përtej futbollin.

Jam shumë i trishtuar dhe i zemëruar me veten që i bëra vëllezërit e mi të përjetonin atë që përjetuan”.