Sporti

Zhegrova projekohet titullar në super ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madrid

10/02/2024 08:31
nga:Mergim Rreci

Sonte do të luhen ndeshjet e dyta të kësaj jave në Champions League.

Skuadra e Edon Zhegrovës, Lille do të përballet me Real Madridin, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo do të jetë hera e parë për Zhegrovën, i cili do të jetë përballë Real Madridit në një garë prestigjioze siç është Champions League.

Sulmuesi kosovar është projektuar titullar për takimin e sotëm që luhet me fillim nga ora 21:00.

Ja formacionet e mundshme:

Lille: Chevalier, Tiago Santos, Diakite, Alexsandro, Gudmundsson; Andre, Andre Gomes, Cabella; Zhegrova, David, Sahraoui

Real Madrid: Lunin; Carvajal, Eder Militao, Rudiger, Mendy; Valverde, Camavinga, Tchouameni; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Junior

/GazetaBlic Sport/