Sporti

Zhegrova pas triumfit të Lille në Champions: Çfarë fitore e madhe sonte, krenar me këtë ekip

11/28/2024 09:57
nga:Lorik J

Edon Zhegrova nuk ishte në gjendje të luante mbrëmë nga fillimi në ndeshjen mes Bolognas dhe Lillet.

Ylli kosovar e kishte pësuar një lëndim të lehtë në ndeshjen me Rennesin në fundjavën që shkoi, ku ishte protagonist me golin e fitores.

E kjo bëri që trajneri i ekipit francez të mos rrezikonte dhe vendosi ta fusë në fushë përfaqësuesin kosovar vetëm në 20 minutat e fundit.

Sidoqoftë, Lille fitoi në Itali me rezultat 2:1 dhe e regjistroi kështu fitoren e tretë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, pasi paraprakisht i kishte mposhtur dy klubet madrilene, Realin dhe Atleticon.

E pas ndeshjes, 25 vjeçari e bëri një postim përmes së cilit e shprehu gëzimin për fitoren, por foli edhe për lëndimin, duke e bërë njëkohësisht një premtim.

“Çfarë fitore e madhe sonte. Krenar me këtë ekip. Një lëndim i lehtë, por do të jem në 100 për qindëshin tim shumë shpejt”, shkroi ish-futbollisti i Baselit në rrjetet sociale.