Sporti

Zhegrova: Me pas mundësi do luaja njëherë me Shqipërinë, njëherë me Kosovën – me Brojën do ishim dyshe e fortë

12/30/2024 09:11
nga:Lorik J

Ylli kosovar, Edon Zhegrova ka theksuar se po të kishte mundësi do të luante ndonjëherë për Kosovën, e ndonjëherë për Shqipërinë.

Futbollisti i vitit nga Kosova, Zhegrova ka disa vite që ka zgjedhur Kosovën, por thotë se nuk do ta kishte problem edhe po të luante për Shqipërinë, shkruan GazetaBlic Sport.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zhegrova tregoi se ka pëlqim si të gjithë për kombëtaren kuqezi.

“Nuk e kisha pas problem edhe me lujtë në kombëtaren e Shqipërisë. Me pas mundësi do të luaja për dyjat, ndonjëherë për Shqipërinë, ndonjëherë për Kosovën”, tha fillimisht ai në emisionin “Max Sport”.

Më pas, Zhegrova tha se i pëlqen sulmuesi Armando Broja dhe mendon se me të do ishin dyshe e fortë.

“Ka shumë lojtarë të mirë Shqipëria, sidomos pjesa e sulmit, Broja është lojtari më i mirë që ka Shqipëria. Me të do ishim një dyshe e fortë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport