Sporti

Zhegrova i lënduar, e humb ndeshjen me Aston Villën

04/17/2024 15:18
nga:Sh R

Edon Zhegrova nuk do të mundë ta ndihmojë Lillen në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Konferencës me Aston Villën.

Mediat franceze, duke iu referuar trajnerit Paulo Fonseca, njoftojnë se lëndimi në kyçin e këmbës do t’ia mohojë yllit kosovar paraqitjen në ndeshjen e së enjtes ndaj ekipit anglez, e cila do të nisë në orën 18:45.

Tifozët e Lillet kanë arsye të brengosen pasi ekipi do të paraqitet pa lojtarin më në formë të momentit dhe trajneri Fonseca, si rrjedhojë, duhet ta integrojë në ekip Adam Ounan.