Sporti

Zhegrova dribluesi më i mirë në UEFA Nations League

11/16/2026 08:35
nga:Genita C

Edon Zhegrova vazhdon të bëjë paraqitje fantastike me Kombëtaren e Kosovës.

Ylli kosovar momentalisht është dribluesi më i mirë i këtij sezoni në Ligën e Kombeve.

Ai ka bërë 20 driblime të sakta, duke lënë mbrëma yje të futbollit, si Antonio Nusa (Norvegji), Crysencio Summerville (Holandë) dhe Arda Guler (Turqi).

“Luani” i Kosovës do të mungojë në ndeshjen ndaj Irlandës, që luhet të martën nga ora 20:45.