Lajme

Zhduket një vajzë në Prishtinë

04/27/2025 08:27
nga:G B

Një vajzë nga Prishtinë është raportuar e zhdukur nga nëna e saj në polici.

Nëna ka denoncuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia, në lagjën Ulpiana dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit të policisë, hetimet janë duke vazhduar për të gjetur viktimën dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.