Një burrë në Pejë, ka raportuar në polici se vajza e tij është zhdukur, raporton GazetaBlic.
Sipas babait të viktimës, vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Në raport thuhet se rasti është nën hetime.
“Pejë 12.01.2025-23:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.”, thuhet në raport të PK-së.