Një vajzë është zhdukur në Lipjan.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e saj, shkruan GazetaBlic.
“Me datë 20.11.2024, në polici është raportuar për një person të zhdukur.
Bëhet fjalë për personin, Arianita Gajtani e lindur në vitin 1999, banuese në Lipjan”, thuhet në kërkesën e tyre.
Sipas PK-së, që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:
-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,
-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),
-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.
“Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar”, thuhet në njoftim.